29-vjeçarja humbi jetën në Leposaviq, intervistohet mjeku për mosraportim të rastit
Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 10 September 2026
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të vdekjes së dyshimtë në Leposaviq, ndërsa një mjek është intervistuar si i dyshuar për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”.
Rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 10:50, pasi Policia përmes rrugëve operative ka pranuar informacion për një person të gjetur pa shenja jete në rrugën “Dositej Obradoviq” në Leposaviq.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me familjarët e viktimës, një grua e lindur në vitin 1997. Sipas deklarimeve të familjarëve, viktima ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 07:00.
Në vendngjarje kishte dalë edhe mjeku kujdestar, i cili kishte konstatuar vdekjen, mirëpo Policia është njoftuar për rastin vetëm më vonë.
Gjatë hetimeve, hetuesit rajonalë kanë marrë informacione se viktima kishte pasur probleme psikike dhe kishte përdorur medikamente kundër depresionit.
Për të sqaruar rrethanat e rastit dhe detyrimin për njoftimin e Policisë, është intervistuar si i dyshuar mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq, nën dyshimin për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

T� tjera
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...





























