Kulturë

250 qytetarë i bartin 2 mijë libra dorë m’dorë, për vetëm një orë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 30 January 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qytet të Anglisë. Kujdesi dhe dashuria për librin nuk mund të ketë mënyrë tjetër më të mire për t’u shprehur sesa në rastin e një librarie në qytetin Southampton.

Zotëriut që drejtonte librarinë në Southampton të Anglisë, i dolën probleme me objektin që shfrytëzonte për shitje të librave, sepse i ishte rritur qiraja dhe nuk ia dilte ta mbante. Kështu, atij iu desh të zhvendoste rreth 2 mijë libra që kishte në librari, për te një objekt tjetër, që ishte pak më larg se ai që kishte, diku 150 metra.

Ai gjeti mënyrën e duhur për zhvendosjen e librave, duke i drejtuar thirrje komunitetit ku jetonte e punonte, thirrje e cila ia shpëtoi librat dhe ia lehtësoi punën e bartjes. 250 veta nuk hezituan t’i përgjigjen thirrjes duke e bërë radhën nga brenda objektit të vjetër, në drejtim të hapësirës së re për librari, dhe i bartën dorë më dorë të gjitha librat për një orë.

-Advertisement-

Një punonjëse e kësaj librarie thotë se përgjigjen e shpejtë të komunitetit për të ndihmuar librarinë e vlerëson si një të mire të madhe, dhe ky vullnet, e që është reciprok, është vërtetë shumë inkurajues.

Dashamirët e librit do t’i gëzohen kësaj shafqjeje dhe besojmë se është shembull i veçantë që duhet të ndiqet edhe në komunitetin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera