Ekonomi

220 milionë euro nëpër autostrada

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 16 March 2018

Edhe këtë vit, shuma më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës për infrastrukturë rrugore,  do të shkojë për ndërtimin e autostradave e rehabilitimin e rrugëve. Prej 280.2 milionë eurove sa janë të ndara për trasnport rrugor, vetëm për këto dy projekte do të shpenzohen më shumë se 220 milionë euro

Ndërkaq , nuk parashihen të asfaltohen shumë rrugë të reja. Vetëm 24. 8 milionë euro janë paraparë për ndërtim të rrugëve, shkruan Infokusi.com.

Krejt kjo sipas raportit mbi ndarjet dhe shpenzimin e parasë publike “Si i shpenzon shteti paret tona?”, që ka publikuar Instituti GAP.

-Advertisement-

Por, këtu nuk mbarojnë projektet infrastrukturore për sivjet.

Mirëmbajtja e rrugëve, ndërtimi i urave, programi i sinjalizimit, janë projekte e tjera milionëshe, të cilat pritet të kryhen brenda këtij viti nga Ministria në krye me Pal Lekajn.

“Për mirëmbajtje të rrugëve janë paraparë 5.5 milionë euro, ndërtim i urave- 2 milionë euro, programi i sinjalizimit -1.75 milionë euro”, thuhet në raportin e publikuar nga GAP.

Ndërsa, për projektet e bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale janë ndarë 14 milionë euro, ndërsa 50 mijë euro të tjera janë ndarë për Departamentin e Infrastrukturës Rrugore, që operon brenda kësaj Ministrie. /Infokusi

 

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy