Lajme

19 vjeçari nga Lipjani gjendet pa shenja jete në garazh

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 05 June 2022

Një 19 vjeçar nga Lipjani është gjetur pa shenja jete në një garazh, në fshatin “Hallaq i Madh” të Lipjanit.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, shkruan sinjali, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e vdekjes, përcjell klankosova.tv.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksionm si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

-Advertisement-

Klankosova.tv ka provuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës, por kontakti me ta qe i pamundur lidhur me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera