13 shtete amerikane hedhin në gjyq TikTok-un!
Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 09 October 2024
3 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias, ku ndodhet kryeqyteti Uashington, kanë hedhur në gjyq median sociale TikTok, pasi e akuzojnë se po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve pasi e kanë ndërtuar platformën për t’i bërë ata të varur nga përdorimi i saj.
Padia u ngrit pas një hetimi kombëtar në SHBA ndaj TikTok, i nisur në mars 2022, nga një koalicion prokurorësh të përgjithshëm të shumë shteteve amerikane, mes të cilëve Kalifornia, Kentaki dhe Nju Xhersi.
Në qendër të padisë është algoritmi i TikTok-ut, që vendos se çfarë do të shohin përdoruesit në platformë duke mbushur faqen kryesore (For You feed) me materiale të posaçme sipas interesave të të tyre. Në padi theksohet se algoritmi është i tillë që i bën fëmijët të varur ndaj platformës duke i mbajtur në celular pafundësisht e duke i mbytur me njoftime kur ata kanë dalë nga aplikacioni.
Sipas prokurorit të përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, TikTok ka vepruar në këtë mënyrë edhe pse e dinte se kjo sjellje do t’u shkaktonte të rinjve dëme të mëdha psikologjike dhe fiziologjike, si ankth e depresion. TikTok është vënë në shënjestër edhe nga qeveria federale amerikane. Media sociale do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara në mesin e janarin të vitit të ardhshëm, nëse kompania nënë, ByteDance, me seli qendrore në Kinë, nuk e shet TikTok-un.
Studimi i ri ka zbuluar se shikimi i videove të TikTok për humbjen e peshës ekstreme mund të dëmtojë shëndetin tuaj mendor. Shpenzimi i kohës në këtë rrjet social dhe veçanërisht shikimi i përmbajtjeve që promovojnë anoreksinë, dëmton vetëbesimin e femrave të reja dhe rrit rrezikun e çrregullimeve të të ngrënit, sipas një studimi nga Universiteti Charles Sturt në Australi. Ata shtuan se një ndikim negativ psikologjik mund të ndodhë edhe kur përdoruesit femra nuk kërkojnë domosdoshmërisht këtë lloj përmbajtjeje dhe e përdorin këtë rrjet social për një kohë të shkurtër.

T� tjera
-
Kurti për lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Pjesë e aplikimit kanë qenë edhe komunat e tjera, me këtë koncept e fituam organizimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare P...
-
Protestuesit nisin vendosjen e tendave para Qeverisë së Kosovës (PAMJE)
Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajn, në Pejë, k...
-
Tuneli në Dardani mbyllet për qarkullim deri të dielën
Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur ...
-
Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka dhënë do...
-
4 euro metri katror – Arsyetimet qesharake të Bordit të AKP-së dhe dështimi i deputetëve për të kërkuar llogari për pazaret me pronat e shtetit
Raportimi i Gazetës Infokus për shitjen direkte të 54 pronave të shtetit gjat...
-
“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për kri*me luf*te në Istog
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një mua...
-
Aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Istog, rrotullohet furgoni, s’dihet se a ka të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Skenderaj-Istog. ...
-
Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje
Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar d...
-
Komandanti suprem i NATO-s për Evropën viziton Kosovën, KFOR-i diskuton ndryshimet në përbërjen e trupave
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali ...
-
Lokali 300 mijë euro, dy shtëpitë e deklaruara me 150 euro dhe vetura e re me kredi: Pasuria e prokurores së pezulluar Arlinda Nallbani Gacaferri
Arlinda Nallbani Gacaferri, prokurorja e pezulluar e Prokurorisë Themelore në...
-
Punëtorët e KEK-ut kundër marrjes së qymyrit, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut ka mbajtur sot tri takime me punëtorët ...
-
Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë agjendën gjinore parlamentare
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përf...


































