11 gjërat që tregojnë se jeni të shkëlqyeshme në krevat
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 01 December 2017
Përkundër besimit në popull, nuk ju duhet që të dini të gjitha pozitat e ndryshme nga librat dhe filmat erotikë. Ju prezantojmë 11 gjërat që dëshmojnë se jeni e shkëlqyeshme në krevat:
Asnjëherë nuk gjykoni. Sapo keni dëgjuar fantazinë e partnerit apo sapo keni kuptuar fantazinë tuaj, gjithmonë duhet të jeni të hapur për dëshirat dhe nevojat e ndryshme të partnerit. Mos paragjykoni dhe mundohuni që të përshtateni me mendësinë e partnerit pasiqë mund të zbuloni gjëra interesante për të dy.
Jeni inovative. Ju shihni mundësi për eksperimentim me poza të ndryshme seksuale nëpër kënde të ndryshme të shtëpisë suaj. Bëhuni kreativë tërë kohën dhe mundohuni që të pasuroni jetën tuaj seksuale me ide të reja.
Vazhdimisht mendoni për seks. Nuk mendojmë vetëm në mendimet para gjumit apo kur ju stimulon ndokush në palestër pasiqë seksi veç aspektit emocional ka edhe atë mental. Lejoni vetes që të ndjeheni sensuale dhe vështroni tërë intrigat që ju rrethojnë.
I vendosni nevojat e të tjerëve përpara të nevojave të juaja. Empatia e zhvilluar në krevat mund të zhvillojë marrëdhënien tuaj seksuale në nivel më të lartë. Nuk ju preferojmë që gjithmonë të koncentroheni në partnerin por një veprim i tillë kohë pas kohe është i preferuar.
Do provonit gjithçka (të paktën një herë). Nuk është e thënë të provoni gjëra ekstreme mirëpo duhet të fokusoheni në gjërat interesante. Nëse partneri dëshiron “treshe” dhe ju nuk jeni dakord, nuk duhet të plotësoni këtë dëshirë. Mirëpo kur bëhet fjalë për truqe, teknika dhe mënyra të reja, ua preferojmë që gjithmonëtë jeni pozitive.
Kënaqeni kur jeni e vetme. Nuk e kemi fjalën për filmat por për vaginën tuaj. Personi që e do trupin e vet, sigurisht që di se si të jetë dashnor i mirë në krevat dhe do kënaqet më tepër në marrëdhënie. Femrat ndonjëherë harrojnë se sa interesant dhe relaksues është masturbimi mirëpo mos e bëni në masë që të shmangeni nga partneri juaj.
Keni vetëbesim. Vetëbesimi është gjëja më seksi të cilën mund ta posedoni. Sigurisht që seksin më të mirë e keni pasur kur partneri ka qenë plot epsh, entuziazëm dhe ka shkrepur me seksapil, e tërë kjo sigurisht nuk ka ndodhur duke u kompleksuar për barkun e fryrë apo duke u turpëruar nga trupi.
E dini se si të jeni e zëshme. Relaksimi total dhe frymëmarrja me zë janë gjëja që meshkujt e adhurojnë. Meshkujve u pëlqen që partneri t`ua konfirmojë se janë në rrugë të drejtë dhe se janë duke ju dhuruar kënaqësi.
Jeni spontane. Kur i kemi pyetur meshkujt se cila është gjëja më e mirë që mund ta bëjnë femrat në krevat, ata thanë se dëshirojnë që femrat të marrin rolin kryesor dhe të bëjnë gjëra spontane. Andaj spontaniteti duhet që të jetë vazhdimisht i manifestuar me ide të reja në krevat.
Keni trup atletik. Studjuesit kanë vërtetuar se trupi aktiv dhe atletik shërben si një afrodiziak për femrat. Stërvitja shton libidon dhe përmirëson qëndrueshmërinë, ngrit vetëbesimin dhe shërben si ndihmë e madhe për jetën seksuale.
Keni aftësinë të bëni veten të qesh. Jeni në gjendje që pas seancës seksuale të kënaqeni me humor me çka seksit i jepni kuptim të plotë. Nëse mund të qeshni kur jeni në situata të pavolitshme gjatë seksit, atëherë jeni një person i mirë në krevat./femra.net/

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
































