Sport

102 gola bëjnë Monaco-n kampione

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 15 May 2017

Monaco ka fituar mbrem me rezultatin 4-0 ndaj Lille dhe është thuajse zyrtarisht kampione e Francës.

I vetmi skenar matematikor, që Monaco të humbë titullin është , të humbasë të dyja ndeshjet e mbetura dhe Paris SG të rikuperojë një diferencë prej 17 golash, në golavarazh, çka duket krejtësisht e pamundur.

Dy herë Falcao, Bernardo Silva dhe autogol i Alonso, ishin autorët e golave për Monacon, e cila ka shënuar 102 gola në 36 javë kampionat dhe dy javët e mbetura do t’i shërbejnë ekipit të Principatës që të shënojë akoma më shumë.

-Advertisement-

Kështu Monaco arrin të mbyllë më së miri një sezon më se të suksesshëm, ku krahas titullit, arriti deri në gjysmëfinale të Champions League, duke u eliminuar nga Juventusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera