Sport

⚽️ E papritur: Futbollisti kosovar refuzon Kosovën, do Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 01 June 2017
Arijan Qollaku futbollisti i Grasshopers në Zvicër, zgjedh Shqipërinë duke refuzuar ftesat e njëpasnjëshme të Kosovës.

Edhe pse pjesë e U-21, ashtu si Seferi, Qollaku i jep fund trendit të largimeve nga Kombëtarja e Shqipërisë drejt përfaqësueses së Kosovës.

Prej disa ditësh, në adresë të tij kanë shkuar interesime si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova dhe mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të pranojë ftesën e bërë nga Alban Bushi. Futbollisti i skuadrës zvicerane është i datëlindjes 1997 dhe një nga futbollistët premtues në të djathtë të mbrojtjes.

Trajneri i Kombëtares Shpresa duket se po bind të rinjtë me emrin dhe të shkuarën e tij si ish-bomber i Kombëtares pasi vetëm së fundmi janë afruar dy lojtarë premtues.

-Advertisement-

Qollaku dhe Seferi janë pjesë e listës me shumë futbollistë të tjerë nga kampionati shqiptar që do luaj në dy takimet e Kombëtares Shpresa ndaj Francës me 5-së qershor dhe ndaj Estonisë me 12 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera