Lajme

​UNDP ndihmon MPB-në me pajisje kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 02 July 2020

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi priti sot në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe zëvendës koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Marta Gazideda.

Me këtë rast në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP), UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska, 500 doreza, 50 litra dezinfektues- rimbushje për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.

Ejupi e falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera