Dy vite nga tërmeti në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 26 November 2021
Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 shkallë me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:54 CET (UTC +1) më 26 nëntor 2019.
11 bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi. Pasojat u ndjenë, gjithashtu, në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës dhe Mirditës.
Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Shemsedin e Isa Abazi të cilët humbën jetën tragjikisht nën gërmadhat e njërit nga hoteleve që u shembën në orët e para të 26 nëntorit. Raportohet se tërmeti preku në mënyrë direkte dhe indirekte 202 mijë persona.
Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.
Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit. Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti.
Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.
Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat drodhën strukturat e dëmtuara gjatë tërmetit dhe shkaktoi frikë midis qytetarëve.
Rrjedhimisht një numër shtëpish nuk ishin më të banueshme. Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.
Kosova bëri detyrën duke i dalë në ndihmë Shqipërisë. Në mënyrë individuale u mblodhën ndihma ndërsa në mënyrë institucionale u ofrua të strehonte familje. Njësia e kërkim-shpëtimit të FSK-së, dhe ajo e K9, njësia e cila operon me qentë, do t’u dilnin në ndihmë banorëve të Durrësit dhe Thumanës, vende këto në të cilat tërmeti kishte goditur më shumë.
Shumë njerëz të pastrehë në Kodër-Thumanë kaluan dy net në çadra duke refuzuar për të qëndruar në hotelet në Detin Adriatik. Forcat Speciale RENEA vijuan të kërkonin për disa njerëz që u raportuan të humbur dhe të paktën 45 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat.
Sipas informacioneve zyrtare 51 vetë humbën jetën – 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Pas tërmetit, humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri nga plagët dhe tjetri i dha fund jetës për shkak të stresit post-traumatik.
Të tjera
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...