Zyrtari policor shpallet për herë të dytë i pafajshëm për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus
13:32 | 07 April 2023
Zyrtari policor Nebi Sheqiri për herë të dytë është shpallur të premten i pafajshëm nga akuzat për korrupsion.
Sipas aktgjykimit të shpallur në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk është provuar se i pandehuri Sheqiri ka kryer veprat penale për të cilat ishte akuzuar.
Palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh, nga momenti që e marrin të njëjtin.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sheqiri u shpall të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësja Medie Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 15 nëntor 2021, Nebi Sheqirin e kishte liruar nga akuza, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat ishte akuzuar.
Por, Gjykata e Apelit në muajin shkurt të 2022-ës, pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe vendosje.
Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2017, Nebi Sheqiri ngarkohet se në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor- Veriu në Prishtinë, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, i kishte tejkaluar kompetencat e tij.
Prokuroria pretendon se gjatë periudhës 2012–2016, derisa e kishte hetuar një rast vjedhje të rëndë, kishte manipuluar me prova dhe e kishte dorëzuar kallëzimin penal kundër personave “NN”, ku kryerësi nuk dihej. Të njëjtin kallëzim penal kundër “NN”, thuhet se e kishte dërguar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë, më 13 nëntor 2009.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Sheqiri, pas marrjes së raportit të ekspertizës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ku gjurma e vijave papilare e skanuar në sistemin kompjuterik i përkiste personit Besim Berisha, nuk e kishte dorëzuar në Prokurori me kallëzim penal shtesë, por e kishte lënë në zyrën e tij, në dollapin e tij.
Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal, vepër e cila është e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Nebi Sheqiri, në cilësinë e personit zyrtar, ka manipuluar me prova, ashtu që gjatë periudhës 2012–2016, derisa e kishte hetuar një vjedhje të rëndë, e kishte dorëzuar kallëzimin penal kundër personave “NN”, ku kryerësi nuk dihej.
Sipas aktakuzës, të njëjtin kallëzim penal kundër “NN” e kishte dërguar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë, më 13 nëntor 2009. Por, i akuzuari Sheqiri, pas marrjes së raportit të ekspertizës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, thuhet se e ka fshehur atë, duke e lënë në zyrën e tij, në dollapin e tij dhe nuk e ka dorëzuar në prokurori.
Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Manipulim me prova”, nga neni 397, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Të tjera
-
Panik në Durrës, autobusi merr fl*kë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda
Në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), një autobus u përfshi nga flakët gjatë...
-
Krasniqi merr pjesë në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025”: Kryeqyteti ishte epiqendra e inovacionit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ishte pjesëmarrës në konferencën “Block...
-
Trump sfidon gjykatat me plan për kufizim të lirive
Një nga ndihmësit kryesorë të ish-presidentit amerikan Donald Trump ka deklar...
-
Udhëheqësit evropianë ultimatum Putinit që të pajtohet me armëpushimin deri të hënën ose të përballet me sanksione “masive”
Udhëheqësit evropianë në një vizitë të përbashkët në Kiev i kanë dërguar një ...
-
OBSH: Çdo vit në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore
Çdo vit, në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore, ndë...
-
Gjuriq i bindur: Nuk do të ketë sanksione nga BE-ja për shkak të vizitës së Vuçiqit në Moskë
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pre...
-
“Nuk heqim dorë nga Albulena Haxhiu”, “LDK ndoshta ka preferenca tjera për koalicione”, krejt çka tha Kurti sot
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithsh...
-
Tragjedi në Gramsh: Vde*sin dy të rinj nga shembja e dheut në një kantier ndërtimi
Kanë ndërruar jetë dy punonjësit që u zunë nga dheu këtë të shtunë në Gramsh ...
-
Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje
Policia ka arrestuar dy persona duke kryer vjedhje në një depo në Zveçan. ...
-
India dhe Pakistani konfirmojnë arritjen e ar*mëpushimit
Njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim të menjëher...
-
Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje nuk duan ndarje pushtetesh, duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten
Ish-kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për insistimin e Lëvizjes Ve...
-
Ukraina dhe aleatët evropianë bëjnë thirrje për ar*mëpushim 30-ditor me Rusinë duke filluar nga e hëna
Ukraina dhe aleatët e saj evropianë i kanë bërë thirrje Presidentit rus Vladi...