Lajme

Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 10 May 2025

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por vakum kushtetues.

Ai foli edhe për zgjedhjet e mundshme.

“Zgjedhjet mund të përsëriten, rezultati jo veç që mund të përsëritet, por edhe mund të thellohet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai shtoi tutje se formimi i Qeverisë është obligim i VV-së dhe partnerëve Guxo e Alternativa, por jo edhe konstituimi i Kuvendit.

Ai foli edhe për letrën që ia dërgoi LDK-së për koalicion, por që u refuzua, duke thënë se “Rruga e re”, ndoshta ka preferenca tjera për koalicion

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera