Lajme

Zyrtarët e VV-së thonë se është zhdukur ndikimi i Listës Srpska në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 09 January 2023

Disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë shpërndarë një shkrim të Kohës ku raportohet për “korrupsionin e zyrtarëve të lartë policorë në Mitrovicën e Veriut” dhe lidhjen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës me ta.

Deputeti Adnan Rrustemi thotë se krimi dhe kontrabanda në veri i kishte rrënjet në Prishtinë.

“E kemi thënë dhe ndonjëherë edhe imagjinuar, por dita e ditës po na jepet edhe panorama e plotë se arsyeja e mosluftimit të krimit e kontrabandës në veri të Mitrovicës ishte sepse Serbia kishte hyrë shumë thellë në Prishtinë”, ka shkruar deputeti Rrustemi.

-Advertisement-

Por tani, me qeverisjen e Albin Kurtit, deputeti thotë se është zhdukur ndikimi i Listës Serbe në Prishtinë, prandaj, sipas tij, ka shpërhtyer revolta në Beograd.

“Tani që roli i Listës Serbe e i Serbisë përmes saj është zhdukur nga vendimmarrja në Prishtinë, shohim shpërthimet e dëshpëruara të Beogradit gjithnjë e më shumë”.


Deputeti Mefail Bajqinovci kërkon përgjegjësi nga udhëheqja politike dhe ajo e policisë së Kosovës në periudhëm prej 2014-s deri në 2018.

Bajqinovci thotë se tani, me VV-në në pushtet, Lista Serbe mund ta zgjedhë vetëm kryetarin e saj.

“Ky është zhvillim i jashtëzakonshëm. Kjo kërkon përgjegjësi nga strukturat politike dhe ajo e Policisë gjatë viteve 2014-2018. Se me Qeverinë Kurti, Lisa Serbe vetëm kryetarin e saj mund ta zgjedhë”, shkroi deputeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera