Sport

Zyrtare/ “Katar 2022” nis një ditë më shpejt, e hap vendi organizator

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 12 Gusht 2022

Kupa e Botës, “Katar 2022”, do të nisë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë pasi vendi pritës Katari do të hapë turneun me ndeshjen ndaj Ekuadorit, që do të luhet më 20 nëntor, në orën 19:00.

Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut janë afruar me një ditë me një vendim unanim të marrë sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës është shtyrë nga ora 13:00 në 19:00, më 21 nëntor.

Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të kahershme të shënimit të fillimit të Kupës së Botës me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë, ku zbresin në fushë ose vendi organizator, ose kampionët në fuqi.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy