Lajme

Zyrtare: Ja kur nisi bastisja e shtëpisë së ish këshilltarit të Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 22 February 2023

Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, e ka konfirmuar bastisjen nga Prokuroria Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Qerkini tha se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit.

“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, është shprehur Qerkini, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, në lidhje me bastisjen, nga ZPS-ja për Klankosova.tv kanë refuzuar që të përgjigjen.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Christopher  Bennett.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera