Sport

ZYRTARE: Futbollist ‘kuqezi’ mbetet pa skuadër

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 14 July 2020

Reprezentuesi i Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka njoftuar se do të largohet nga Paderborni.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, mesfushori ka falënderuar klubin gjerman për aventurën dy-vjeçare.

“Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për dy vitet e mrekullueshme! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi dhe këtij ekipi! Faleminderit që bëtë histori! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë! Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të thoja lamtumirë ndryshe por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjasula është paraqitur në 31 ndeshje gjatë edicionit 2019/2020 me Paderbornin, duke realizuar 2 gola dhe 2 asistime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera