Sport

ZYRTARE: Feronikeli nënshkruan edhe me një futbollist

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 04 December 2019

Klubi i Feronikelit pas prezantimit të dy futbollistëve të ri ditën e djeshme, sot kanë prezantuar edhe një lojtar të ri nga akademia, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti nga akademia e FC Feronikelit, Ardi Qorri, do të nënshkruajë kontratë me ekipin e parë, që nga janari 2020.

Qorri ka kohë që po stërvitet me ekipin e parë dhe puna e tij e mirë në fushë është vërejtur nga shtabi teknik të cilët kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë që e mban me ekipin e parë.

-Advertisement-

FC Feronikeli, përveç transferimeve të reja, synimin kryesor e ka nxjerrjen e futbollistëve të talentuar nga akademia dhe si politikë e klubit është avancimi i futbollistëve nga Juniorët te ekipi i parë, dhe synimi është qe 1 deri 2 futbollistë për çdo vit të kalojnë nga akademia në ekipin e parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera