Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë reagon për protestën e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 16 June 2022

Protesta e mbajtur para Kuvendit të Kosovës, nga veteranët e UÇK-së ka bërë të reagojë edhe zyra e BE-së në Kosovë.Përmes një postimi në Twitter të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se e drejta për tubim paqësor garantohet me ligj.

Zyra e BE-së, ka bërë thirrje për të gjithë protestuesi që të kenë bashkëpunim me policinë që të ruajnë qetësinë.
“E drejta për tubim paqësor është e garantuar me ligjin ndërkombëtar dhe nga ligjet e Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, ne u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për të ruajtur rendin publik duke dëgjuar zërin e tyre”, thuhet në postimin e zyres së BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera