Zv/kryeministrja Rexhepi: Duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus
12:59 | 25 October 2022
Zëvendëskryeministrja për Çështjen e Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi vlerëson se duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi do të nënkuptonte ‘një republikë serbe të dytë në Kosovë’.
Rexhepi ka theksuar se themelimi i një asociacioni një etnik serb mbetet i gabuar pasi që siç thotë ajo, në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta.
“Konsideroj se formimi i komunave etnike është gabim, nuk jep një pasqyrë të vërtetë multikulturore këtu në Kosovë. Nuk i jep të drejtë komuniteteve të tjera të jetojnë lirshëm, të funksionojnë lirshëm dhe konsideroj që krijimi i komunave të tilla me një komunitet shumicë ose edhe vetë emri ‘Asociacioni i komunave serbe’, është krijimi i një ‘republikë serbe të dytë në Kosovë’. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë është gjendja në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se çfarë krejt mundet, përgjatë këtyre viteve, të bëjë ‘Republika Serbe’ në funksionimin normal te të gjithë qytetarëve, të gjitha kombeve, të gjitha bashkësive në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Dhe nëse një gjë të tillë do të kishim në Kosovë, ku ne krijojmë një shoqëri, e cila është e barabartë për të gjithë, e drejtë për të gjithë, ku do të kishim dërguar një fotografi të Ballkanit, Evropës dhe botës që në këtë shtet jetojnë të gjitha kombet, të barabartë, të përfshirë në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare dhe të krijohet një komunë e tillë për mua është gabim. Duhet që të gjendet një model sa më i mirë i mundshëm që të gjithë të jenë të kënaqur në atë model”, thotë Rexhepi, për KosovaPress.
E pyetur për dokumentin franko-gjerman, ajo thotë se nuk ka njohuri për një të tillë.
Rexhepi thekson se si ekzekutiv nuk kanë diskutuar për këtë çështje, derisa shtoi se një draft i tillë nuk mund të kalojë aq lehtë.
“Me kryeministrin Albin Kurtin, ne kemi kontakte të përditshme lidhur me çfarëdo gjëje e që është me interes kombëtar. Ne nuk e kemi pa këtë dokument, unë personalisht nuk e kam pa këtë dokument, ashtu që nuk mund të them asgjë lidhur me të, aq sa ju dini nga mediat aq edhe unë, si nënkryetare e qeverisë, di. Në atë moment kur dokumenti do të bëhet gati, ne do të bisedojmë, do të shikojmë se çfarë qëndrimi do të marrim si qeveri… Kryeministri ynë është shumë transparent. Ne bisedojmë për të gjitha temat kyçe të shtetit tonë dhe nuk besoj se një dokument i tillë, i rëndësishëm mundet aq lehtë të kalojë”, thotë Rexhepi.
Ndryshe, javën e kaluar në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë.

Të tjera
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...
-
Ish- zëdhënësi i NATO’s Jamie Shea thotë se Rusia tashmë e ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë
Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë...
-
Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategj...
-
Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë ...
-
BE i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale, 64.5 milionë për EULEX’in që ia zgjati mandatin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Mrekulli: Fëmijët e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tri ditë më parë
Një ngjarje për mrekulli ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallu...
-
KFOR-i thotë se Brian Snook është komandanti i ri i Task Forcës së Aviacionit në Bondsteel
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, kryes...
-
Shtimi i të vdekurve: Qysh e di Haga si u vr*anë 103 veta në luftë?
Nuk i mjaftuan 103, por Kimberly West futi edhe emra të tjerë në listën e vik...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq pas një aksidenti në Prizren
Nesër, më 7 qershor, në orën 16:40, do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçar...
-
Autoritetet gjermane i dënojnë shoferët e autobusit nga Kosova me 6200 euro gjobë – po bartnin edhe pëllumba
Përveç pasagjerëve, një autobus po planifikonte të transportonte një sasi të ...
-
I del paralajmërimi Kaja Kallasit – EULEX-it i vazhdohet mandati
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Gjakovë: Arrestohet një person për dh*unë në familje, i gjenden disa ar*më
Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pas dyshimeve se ka ushtrua...