Lajme

Zonja e parë e Ukrainës përlotet kur dëgjon për aksidentin me helikopter

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 18 January 2023

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u përlot disa momente përpara se të fliste sot në Davos, pasi iu tha se të paktën 18 persona, përfshirë tre fëmijë dhe një ministër i qeverisë, u vranë në një përplasje tragjike të helikopterit mëngjesin e sotëm.

Zelensky, e cila po përgatitej të fliste në një sesion të Forumit Ekonomik Botëror në qytetin turistik zviceran, fshiu sytë e përlotur dhe shtrëngoi hundën e emocionuar kur dëgjoi lajmin, pak çaste përpara se t’i jepej një mikrofon, shkruan Dailymail, përcjell Insajderi.

“Një ditë tjetër shumë e trishtuar, sot humbje të reja, mendoj se i kuptoni emocionet e mia. Ndoshta ato janë pak të pavend në dialogun politik dhe ekonomik, por jam i sigurt se ashtu si lufta ka ndryshuar të gjithë botën, ka ndryshuar edhe të gjithë dialogun tonë’’, ka thënë ajo para të pranishmëve të tjerë në forum.

-Advertisement-

Helikopteri i qeverisë ukrainase u rrëzua pranë një çerdheje plot me fëmijë jashtë Kievit. Mbetën të vrarë nëntë personat në bord – përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës, Denis Monastyrsky, zëvendësin e tij të parë Yevhen Yenin dhe sekretarin e shtetit Yurii Lubkovych – dhe nëntë të tjerë në tokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera