Lajme

Zogaj: Më shumë zhurmë për një ofendim të Matoshit, se sa për ministren që e shkeli Kushtetutën e tjetra një fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 14 April 2022

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas reagimeve që po i bëhen opinionistit Halil Matoshi, pasi ky i fundit e kishte quajtur ‘budallë’ ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Zogaj tha se Më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Halil Matoshit, se sa për ministren Arbërie Nagavci që e shkeli Kushtetutën.

“Më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Halil Matoshit, i cili paska kërku falje, se sa për ministren që e shkeli Kushtetutën dhe per ministren tjeter qe e shkeli nje femije ne rruge me makine te saj.

-Advertisement-

Vec a po e kuptoni, ministrja e shkeli nje femije ne rruge dhe thoshte “femiu u perplase ne makine” tjetra e shkeli Kushtetuten, e kolegia e tyre, pra nje tjeter ministre, kerkon qe me u perjashtu njerezit nga emisionet televizive. Po perjashtimi i ministrave qe shkelin femije e Kushtetute? Cka me be me to?”, shkroi Zogaj në facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera