Zjarr i madh në Suharekë, dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri
Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 18 March 2022
Zjarri i madh në një fshat të Suharekës dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se zjarri në fshatin Sallagrazhdë dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri.
“Diku në ora 19:30 ka filluar një zjarr mjaft i madh mbi fshatin Sallagrazhdë ku po duket se faktori njeri është kryesor për ndezjen e tij. Këtu jemi bashkë me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit, derisa falënderoj edhe shumë qytetarë që kanë ardhur. Pjesa më e madhe është shuar derisa zjarrfikësit janë duke punuar akoma. Ka një thatësi të madhe dhe besoj se edhe këtë vit do të përballemi me zjarre të mëdha në komunën e Suharekës”, tha Muharremaj për Klan Kosovën.
Ai ka thënë se dyshon se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri për shkak se tash, në muajin mars, nuk ka temperatura të larta që mund të shkaktojnë zjarre.
Muharremaj, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pasi parashihet se edhe këtë vit të përballemi me thatësi të madhe.
I pari i Suharekës ka apeluar edhe te qeveria e Kosovës që të shtojë numrin e zjarrfikësve në këtë komunë, duke thënë se janë veç 12 zjarrfikës të cilët punojnë në katër ndërrime.
“Apeloj te qytetarët që të kenë kujdes këtë vit, sepse po duket se edhe sot faktori kryesor është njeriu. Kemi numër shumë të vogël të zjarrfikësve në komunën e Suharekës të cilët i falënderoj që me të vërtet po e japin maksimumin. Apeloj te qeveria e Kosovës dhe te ministria që të rrisin numrin e zjarrfikësve, pasi kemi vetëm 12 zjarrfikës të cilët punojnë në katër ndërrime që i bie që në ndërrim janë nga tre zjarrfikës”, tha Muharremaj.
Të tjera
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...
-
Aksidẹnt i rëndë në Greqi, katër të vdẹkur mes tyre një shqiptar
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përpla...
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...