Sport

Zidane i lumtur pas fitores së mbrëmshme, kjo është deklarata e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 10 December 2020

Real Madridi mposhti mbrëmë Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0, duke arritur kështu kualifikimin për fazen e 1/16 në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj fitore ka folur trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, i cili është shprehur tejet i lumtur duke thënë se kjo ishte paraqitja më e mirë në këtë sezon.

“Synimi ishte të përfundonim në vendin e parë. Ne luajtëm në mënyrë spektakolare nga minuta e parë deri në të fundit”.

-Advertisement-

“E menaxhuam ndeshjen shumë mirë. Mendoj se ishte ndeshja jonë më e kompletuar këtë sezon dhe patjetër më e mira”, ka thënë tekniku francez.

Kujtojmë ditëve të fundit është përfolur shumë për largimin e Zidanes nga Real Madridi, madje sipas mediave tifozët, por edhe disa futbollist kanë kërkuar shkarkimin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera