Sport

Zidane befason me këtë deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 31 May 2018

Zidane thotë se me të në stol, Reali mund të mos fitojë sezonin e ardhshëm dhe shembulli më i mirë është ajo që ndodhi në La Liga dhe në Copa del Rey dhe se për këtë po largohet.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve, shkruan Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe për lojtarët.

-Advertisement-

“Me mua, do të ishte e komplikuar të fitojmë vitin e kaluar, sepse këtë e kemi parë këtë sezon ku kemi gabuar shumë në Ligë, kemi gabuar në Kupë dhe për këtë mendoj se ka nevojë për ndryshime”, tha Zizu.

“Nuk dua që gjërat të shkojnë më keq, dua që të përfundojë aventurën time këtu sa më mirë dhe është momenti i duhur sepse shkruam histori është momenti i duhur të largohem”.

“Nuk do të stërvit klub tjetër. Nuk po kërkoj tjetër klub”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera