Zhgënjen Kosova, vetëm barazim me Andorrën në “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus
22:55 | 28 March 2023
Fitore dhe asnjë rezultat tjetër. Me këtë ide Kosova iu ças ndeshjes ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Megjithatë, ndeshja në “Fadil Vokrri” zhgënjeu të gjithë Kosovën.
“Dardanët” nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj ekipit që konsiderohet më i dobëti në grupin I.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar. Kosova pati administrimn thuajse të plotë të ndeshjes, por krijoi pak raste shënimi.
Vlen të përmendet goditja e Zenelit që u bllokua në minutën e 21-të dhe rasti i Muriqit, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri.
Inkuadrimi i Edon Zhegrovës në pjesën e dytë freskoi sulmin dardan që shpejt dha fryte.
Ishte Rashica që dha një asist fantastik për Edon Zhegrovën, i cili realizoi në minutën e 59-të të ndeshjes.
Megjithatë, gëzimi i “Dardanëve” zgjati shumë pak, pasi Rosas barazoi shifrat dy minuta më pas me një gol me kokë.
Deri në momentet e fundit të ndeshjes, Kosova nuk u ndal për asnjë moment duke e kërkuar golin e fitores.
Me këtë barazim, Kosova mbetet ende pa fitore dhe ka dy pikë pas dy ndeshjeve në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Andorra merr pikën e parë në këto kualifikime.
Ndeshjet e radhës, Kosova i zhvillon në muajin qershor, ku do të përballet me Rumaninë më 16 qershor në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë udhëtojmë për t’u përballur me Bjellorusinë.

Të tjera
-
Forcat Ajrore të ShBA-së mohojnë se droni AI ka sulmuar operatorin në provë
Një kolonel i Forcave Ajrore të ShBA-së “ka folur keq” kur përshkroi një ...
-
Tahiri-Avdylit: Reagim për keqardhje
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputet...
-
Lajçak dhe Escobar javën e ardhshme në Kosovë e Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav...
-
146 staf i UNI-Universum International College ligjërojnë dhe trajnohen në Universitete Evropiane
UNI- Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Ndë...
-
Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me ...
-
Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë
Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka r...
-
ZPS ndaj mbrojtjes së Thaçit: Deklaratat e Pallaskës, sipas çdo standardi me vetëdije ishin të rreme ose mashtruese
Në kundërpërgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ndaj përgjigj...
-
Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergi...
-
Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ...
-
Bombardimet ruse në Ukrainën jugore, humbin jetën dy gra
Dy gra janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm rus në rajon...
-
I përmendi me emra, Lista Srpska i reagon Kurtit: Po akuzon serbë të ndershëm
Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kry...
-
GAP: Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme
Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në ...