Lajme

Zhduket 19-vjeçarja nga Klina, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 02 March 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka shpallur në kërkim një femër 19-vjeçare nga Klina, të cilën familjarët e kanë paraqitur të zhdukur.

Personi i zhdukur është Viktorija (Gjergj) Gojani e lindur me 10.05.2003, në Beograd-Serbi.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

-Advertisement-

Kërkesë për bashkëpunim është bërë bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera