Lajme

Zgjerohet skandali në Bruksel: 60 eurodeputetë dhe shërbimet sekrete të pesë vendeve të BE-së në hetim nga autoritetet belge

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 15 December 2022

Zgjerohet skandali i korrupsionit në Parlamentin Europoian. Hetimi prej një viti i prokurorisë belge mund të nxjerrë në dritë lidhje të tjera lobimi mes eurodeputetëve dhe vendeve të Gjirit Persik.

Mediat greke shkruan se në verifikim në autoritetet belge janë rreth 60 ligjëvënës të Parlamentit Europian. Prokuroria belge nuk ka dhënë informacione të detajuara, por në faqen zyrtare të institucionit të drejtësisë janë publikuar disa fotot, ku shihen miliona euro të sekuestruara.

Dyshohet se eurodeputetët kanë përfituar nga lobimet e vendeve të Gjirit Persik lidhur me disa ligje të BE-së dhe çështje tregtare.

-Advertisement-

Pak ditë më parë policia belge arrestoi zëvendëspresidenten Eva Kaili, ish-eurodeputetin Antonio Panzeri dhe Françesco Giorgi, burri i zëvendëspresidentes të Parlamentit Europian. Prokurorët hedhin dyshime se zyrtarët e BE kanë përfituar ryshfet nga Katari, për çështje që lidhen me favorizimin e linjave ajrore të këtij vendi.

Eurodeputetja Eva Kaili ka mohuar të jetë përfshirë në çështje korruptive. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, sipas mediat italiane ka pranuar të bashkëpunojë. Ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në disa takime të organizatave nga Katari dhe Maroku, por vetëm me qëllimin për bashkëpunim sipas ligjeve dhe jo korrupsion.

Në hetimin Belg janë përfshirë dhe shërbime sekrete të pesë vendeve të Bashkimit Europian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera