Ekonomi

Zëvendësministrja e Bujqësisë: Mbështetja për gratë fermere do të rritet në vazhdimësi

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 08 August 2019

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Myzjene Selmani, ka vizituar panairin e prodhimeve bujqësore në Vushtrri, i organizuar nga shoqata “Gratë e Studimes” dhe përkrahur nga kjo ministri, shkruan gazeta inFokus.

Këtu, Selmani duke i përgëzuar për këtë organizim, ka theksuar se gratë fermere do të kenë mbështetjen e ministrisë për aktivitetet e tyre.

“Përkrahja financiare institucionale për gratë që merren me veprimtari bujqësore do të rritet në vazhdimësi. Në kuadër të programit për bujqësi dhe zhvillim rural të MBPZHR-së gjatë këtij do të përkrahim shumë gra fermere, me qëllim të krijimit të mundësive për avantazhimin e grave në zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore”, ka thënë Selmani.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se krahas gjithë kësaj mbështetje për gratë fermere, duhet të bëhet edhe më shumë për përforcimin e rolit të grave në bujqësi, me qëllim të përmirësimit të aftësive të tyre dhe krijimit të mundësive për tregtimin e prodhimeve bujqësore.

Gjatë ditës zëvendësministrja Selmani ka vizituar fermerën, Anduena Jusufi, e cila merret me blegtori dhe Maliqe Mustafa, e cila merret me bletari, të dyja nga Komuna e Mitrovicës, e të cilat kanë qenë përfituese të granteve investive të MBPZHR-së.

Me këtë rast zëvendësministrja ka parë nga afër veprimtarinë bujqësore që zhvillohen në fermat e këtyre fermerëve dhe me këtë rast ju ka premtuar se përkrahja për gratë fermere nuk do të mungojë asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera