Lajme

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Ky rast nuk duhet lidhur me ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 08 February 2019

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me dyshimet e rastit të një ish-pjesëtar të FSK-së ka keqpërdorur seksualisht një të mitur në Gjilan.

Ai ka thënë se një rast i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm dhe i patolerueshëm.

” Me indinjim dhe keqardhje mësova mbi dyshimet që një pjesëtar i FSK-së ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare. Kjo është e papranueshme, e dënueshme dhe e patolerueshme”, ka shkruar Ramadani.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ky rast i dyshuar nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ramadani shtoi se deri te vendimi gjyqësor do të merren të gjitha masat ligjore.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuarën dhe familjen. Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim”, përfundoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera