Zëvendësministri i jashtëm çek: Suedisë i takon t’i nisë konsultimet me shtetet anëtare për Kosovën në BE
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 25 December 2022
Më 15 dhjetor, Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e bëri kryeministri Albin Kurti, duke e dorëzuar aplikacionin te presidenca çeke e BE-së.
E kjo çështje, por edhe arritja e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga presidenca çeke e BE-së, e cila e përfundon misionin e saj në fund të këtij viti, janë dy prej arritjeve më të mëdha gjatë mandatit të saj 6-mujor.
Kështu së paku ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm çek, Martin Koshatka, në një intervistë për “europeanwesternbalkans”.
“Së pari, kemi pasur një samit të mirë BE-Ballkani Perëndimor – i mbajtur për herë të parë në rajon, në Tiranë. Si Bashkimi Evropian, jo vetëm që kemi rikonfirmuar angazhimin tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por kemi bërë thirrje edhe për përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Kemi mbajtur Konferenca Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e kandidatit, Kosova regjimin pa viza. Për më tepër, Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në BE”, theksoi numri dy i MPJ-së çeke, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai sqaroi se në pjesën e parë të vitit 2023, presidencën e BE-së do ta kryesojë Suedia, e cila sipas tij, do të merret me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Koshatka tha se ky shtet pritet t’i nisë negociatat me shtetet anëtare në mënyrë që ta afrojë Kosovën me BE-në.
“Nga secila Presidencë pritet të bëjë atë që është e nevojshme. Duke pasur parasysh datën kur Kosova vendosi të dorëzojë aplikacionin (15 dhjetor), nuk kemi pasur kohë të bëjmë më shumë se sa të informojmë ambasadorët e COREPER-it (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian) të shteteve anëtare të BE-së se Kosova ka dorëzuar aplikacionin. Presidencës së ardhshme suedeze do t’i takon të fillojë konsultimet me shtetet anëtare”, potencoi zëvendësministri i Jashtëm çek, Martin Koshatka.
Të tjera
-
Policia me raport nëntëmujor: Bie numri i vrasjeve, grabitjeve dhe aksidenteve, kurse rriten raste e dhunës në familje
Policia e Kosovës ka thënë se ka shënuar rënie numri i veprave penale që janë...
-
Zhduket një vazjë në Malishevë
Një vajzë raportohet të jetë zhdukur në një fshat të Malishevës. Siç njoft...
-
Fitorja e Trumpit i shkakton drithërima Iranit
Para se të mbaheshin, Irani i përshkroi si të parëndësishme zgjedhjet preside...
-
Bleron Baraliu, dikur përkrahës i madh i VV-së: Ekipi i ri i Lumir Abdixhikut i jashtëzakonshëm
Dy ditë më parë, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, prezantoi kandidatët e kë...
-
Kurti në Oslo: Po kujdesemi që të jemi ura që i bashkon lidhjet e mërgatës me vendin tonë
Tubimi në Oslo, Kurti publikon pamje: Po kujdesemi që të jemi ura që i shton ...
-
Armend Muja: Presim që t’i marrim mes 53-54 përqind të votave
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta te...
-
Plạgosja në Hajvali, i dyshuari në arrati – Policia tregon çka gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij
Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ...
-
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Operativët iranianë u përpoqën të vrasin Presidentin e zgjedhur Donald Trump,...
-
Çfarë nënkupton fitorja e Trump për NATO-n dhe Evropën?
Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se çfarë do të thotë f...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë i ftoh...
-
Aksident në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë. Sipas pamj...
-
Kurti para mërgatës në Oslo: Dëshira e brezit të ri për ta mësuar më mirë prejardhjen e prindërve, në rritje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mërgatën në Oslo të Norvegjisë....