Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në Budapest
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 08 November 2024
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se rizgjedhja e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara ka krijuar “një situatë të re” për Evropën.
Ai këto deklarata i bëri në përmbyllje të samitit joformal në Budapest më 8 nëntor, teksa iu tha homologëve të tij nga Bashkimi Evropian që kontinenti nuk mund ta financojë vetë luftën në Ukrainë.
Udhëheqësit e BE-së përmbyllën një samit dyditor, në të cilin mbajtën diskutime për sigurinë e kontinentit dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pasi rizgjedhja e Trumpit ka rritur dyshimet për vazhdimin e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin dhe për angazhimin e tij në mbrojtjen kolektive të NATO-s.
SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Ukrainës, në aspektin ushtarak dhe ekonomik, teksa BE-ja është në mesin e donatorëve më të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve të BE-së kanë shprehur mendimin se duhet të vazhdohet mbështetja e fuqishme për Ukrainën.
Para samitit, Orban, i cili ka raporte miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe me Trumpin, tha për radion shtetërore hungareze se BE-ja duhet ta rimendojë qëndrimin e saj sa i përket ndihmës që i ofron Ukrainës, duke e quajtur konfliktin një “luftë të humbur”.
“Amerikanët do të heqin dorë nga kjo luftë, pikë së pari, ata nuk do ta inkurajojnë luftën”, tha Orban, i cili ka penguar sanksionet e bllokut kundër Moskës.
“Evropa nuk mund ta financojë vetë këtë luftë… Disa ende duan që të vazhdohet me dërgimin e parave në këtë luftë të humbur, por numri i atyre që qëndrojnë të heshtur…. të atyre që argumentojnë se ne duhet të përshtatemi me situatën e re, po rritet”, shtoi ai.
Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, shteti i së cilit është mbështeti kryesor evropian i Ukrainës, menjëherë reagoi duke thënë se blloku nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe po e vazhdon këtë luftë me brutalitetin e njëjtë. Një gjë është shumë e qartë: Së bashku si BE, si evropianë, ne duhet të bëjmë çfarë kërkohet për sigurinë tonë. Kjo do të jetë e suksesshme vetëm nëse të gjithë kontribuojnë”, tha ai.
Në mbërritje të samitit, presidenti i Këshllit Evropian, Charles Michel, po ashtu riafirmoi mbështetjen e fortë të bllokur për Ukrianën.
“Ne duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën sepse nëse ne nuk e mbështesim atë, ky do të ishte një sinjal i gabuar që do t’i dërgohej Putinit, por po ashtu edhe regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën”, tha ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ishte në Budapest më 7 nëntor në mbledhjen e udhëheqësve evropianë, që u mbajt para samitit të BE-së, u bëri thirrje aleatëve të shtetit të tij që t’i japin Ukrainës më shumë armë.
“Ka pasur zëra për nënshtrimin ndaj Putinit, për tërheqje, për bërjen e disa koncesioneve. Është e papranueshme për Ukrainën dhe do të ishte vetëvrasëse për të gjithë Evropën”, tha ai.
Ai po ashtu tha se propozimet që të arrihet një marrëveshje armëpushimi, para se të arrihet pajtim për garanci të sigurisë për Ukrainën, “janë shumë të rrezikshme”.
“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut ka ndikim të madh te siguria euroatlantike, me implikime edhe për Indo-Paqësorin”, tha NATO-ja, duke shtuar se ky bashkëpunim ushtarak shkel një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Rusia dhe Koreja e Veriut nuk kanë pranuar se ushtarët koreanoveriorë janë dislokuar në Rusi, në përgatitje që të dërgohen në fushëbetejat në Ukrainë. Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Ukraina kanë thënë se mijëra ushtarë koreanoveriorë veçse janë në rajonet ruse që gjenden në kufi me Ukrainën./REL
Të tjera
-
Maliqi: Personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e margjinalizuar në vend
Të gjithë jemi njerëz, të gjithë jemi të barabartë”, është moto e organizatës...
-
Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me SHSKUK-në
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHS...
-
Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Hamza: Aftësia e kufizuar s’duhet të shihet si kufizim, por si aftësi e ndryshme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se aftësia e kufizu...
-
Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit e fitojnë të drejtën që të kthehen në punë brenda tri dite
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ...
-
ATK mbledh 883.6 milionë euro nga tatimet
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 883.6 milionë euro tatime janë...
-
Guvernatori Ismaili takon ekspertët e lartë të misionit të FMN-së
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili z...
-
U mbajt edhe nga Osmani: Presidenca i reagon Kurtit e Pecit për Darkën e Lamës
Presidenca e Kosovës ka reaguar për Darkën e Lamës, e cila u organizua mbrëmë...
-
Pacolli: U bë lamë “Darka e Lamës”, s’dihet as kush ha e kush paguan – por në fund fatura taksapaguesit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shkruar për darkën e sht...
-
Lumbardhi pas tubimit në Zvicër: Pritje e jashtëzakonshme nga bashkatdhetarët për kryetarin Abdixhiku dhe nënkryetarin Haziri
Deputeti i LDK-së, Lumbardh Salihu përmes një postimi në Facebook tregoi për ...
-
Merret vendimi për Jovan Viçentieviq, të dyshuarin e sulmit në Ibër-Lepenc
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Çka deklaroi para Gjykatës i dyshuari për sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit?
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, mbrojtësi i të dyshuarit Jovan Viqentij...
-
AAK-ja për sụlmin teṛrọrist në Ibër-Lepenc: Situata s’u menaxhua mirë – Qeveria Kurti i anashkaloi ekspertët e fushës
Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore në kuadër të AAK-së ka reaguar ed...