Fitorja e Trumpit i shkakton drithërima Iranit
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 09 November 2024
Para se të mbaheshin, Irani i përshkroi si të parëndësishme zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Por, fitorja e ish-presidentit Donald Trump më 5 nëntor mund të ketë pasoja të mëdha për të, thonë ekspertët.
Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump e rriti presionin ndaj Iranit, për shkak të programeve të tij bërthamore dhe raketore, dhe vendosi sanksione gjithëpërfshirëse kundër tij.
Iranit “do t’i duhet të mendojë për ndryshime radikale në politikën e tij të jashtme dhe sigurinë kombëtare… në mënyrë që t’i shmangë krizat më të mëdha që mund të vijnë si pasojë e presidencës [së dytë] të Trumpit”, thotë Farzan Sabet, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Institutin e Gjenevës IHEID.
“Presioni maksimal 2.0”
Nga viti 2017 deri më 2021, administrata e Trumpit ndoqi një fushatë të “presionit maksimal” kundër Iranit.
Trump e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore, rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit dhe urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani.
Kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë një politikë të “presionit maksimal 2.0”, thotë Sabet, duke shtuar se qëllimi mund të jetë “frenimi dhe dobësimi i regjimit”.
Sipas tij, Trump mund të përpiqet të krijojë një lloj politike afatgjate ndaj Iranit, që do të ishte vështirë të zhbëhej edhe nga administratat e ardhshme amerikane.
Kryeministri i atëhershëm i Japonisë, Shinzo Abe, udhëtoi në Teheran në qershorin e 2019-tës me një mesazh nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump, por udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, refuzoi të përgjigjet.
Kryeministri i atëhershëm i Japonisë, Shinzo Abe, udhëtoi në Teheran në qershorin e 2019-tës me një mesazh nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump, por udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, refuzoi të përgjigjet. Brian Hook, i cili mbikëqyri fushatën e “presionit maksimal” të administratës së Trumpit ndaj Iranit, pritet ta drejtojë ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur në Departamentin e Shtetit.
Mediat amerikane raportuan se Hook mund të konsiderohet edhe për rolin e sekretarit të Shtetit.
Gjatë fushatës, Trump dërgoi mesazhe të përziera për Iranin. Ai kërcënoi se do ta shkatërronte atë, por gjithashtu tha se ishte i hapur për bisedime me të.
Trump, gjithashtu, tha se dëshiron që Irani të jetë “i suksesshëm”, megjithëse shtoi se Teherani “nuk mund të ketë armë bërthamore”.
Sabet thotë se Irani është bërë më i zoti në shmangien e sanksioneve të SHBA-së, që nga mandati i parë i Trumpit, dhe se programi i tij bërthamor ka avancuar më shumë pas shfuqizimit të marrëveshjes bërthamore.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Irani do të vazhdojë t’i ndiejë pasojat e politikave më të ashpra të SHBA-së.
Ekonomia iraniane është në rënie të lirë, ndërkohë që struktura klerikale e vendit përballet me trazira në rritje të brendshme dhe me kërcënime nga armiku kryesor – Izraeli.
Faktori izraelit
Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme të drejtpërdrejta ajrore në muajt e fundit – gjë që rriti frikën për një luftë gjithëpërfshirëse rajonale.
Sulmet ndodhën derisa Izraeli vazhdon luftën kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Liban dhe në Rripin e Gazës.
Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, thotë se Trump ka të ngjarë t’i lejojë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, “një dorë të lirë” për t’u përballur me Iranin.
Trump ka një marrëdhënie të ngushtë me Netanyahun, i cili ishte një prej liderëve të parë botërorë që e uroi presidentin e zgjedhur.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke përmbysur politikën prej dekadash të SHBA-së.
Ai, gjithashtu, e zhvendosi Ambasadën e SHBA-së në qytetin e kontestuar.
Sabet thotë se “situata e sigurisë në Iran është duke u përkeqësuar me shpejtësi përballë Izraelit, për shkak të përfshirjes potencialisht të mëtejshme të SHBA-së”.
Pikëpamja nga IraniPresidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha më 7 nëntor se fitorja e Trumpit në zgjedhje “nuk përbën ndonjë dallim” për Teheranin, i cili “e ka prioritet zhvillimin e marrëdhënieve me vendet islamike dhe ato fqinje”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, tha se Irani ka pasur “përvoja të hidhura me politikat dhe qasjet e kaluara të qeverive të SHBA-së”. Por, shtoi se kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, është një shans “për t’i rishikuar politikat e mëparshme të gabuara”.
Presidenti reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, u zotua të angazhojë Perëndimin për t’i hequr sanksionet përpara se ta marrë detyrën në korrik. Presidenti reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, u zotua të angazhojë Perëndimin për t’i hequr sanksionet përpara se ta marrë detyrën në korrik. Disa ligjvënës konservatorë iranianë dhe media nuk e fshehën fare përbuzjen e tyre për Trumpin.
Ligjvënësi i linjës së ashpër, Malek Shariati, shkroi në X “vdekje Trumpit” dhe më pas e fshiu.
Gazeta konservatore, Hamshahri, e dënoi “kthimin e vrasësit”, duke aluduar kështu në rolin e Trumpit në vrasjen e Soleimanit.
Të tjerë u kërkuan vendimmarrësve iranianë që t’i marrin në konsideratë negociatat me Trumpin, sidomos pasi Pezeshkian, reformist, u zotua se do të angazhohet me Perëndimin kur e mori detyrën në korrik.
Analisti politik me bazë në Teheran, Hamid Asefi, thotë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se disa kritikë të institucionit klerik, shpresojnë se Trumpi do të ndihmojë në rrëzimin e republikës islamike. Por, kjo është vetëm dëshirë, sepse politika e tij ndaj Iranit nuk ka qenë kurrë për ndryshimin e regjimit.
“Shumë politikanë dhe analistë në Iran tani besojnë se Teherani mund të arrijë lehtësisht një marrëveshje me Trumpin, pasi ai është tregtar”, përfundon Asefi./REL
Të tjera
-
Zbardhet dosja e Prokurorisë për shpërthimin në Ibër-Lepenc, ja si e realizuan shpërthimin vwlllezwrit Viqentijeviq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Vuçiq: Nëse shpëṛthimi është kryer nga dikush i kombësisë serbe dhe ndodhet në territorin që e kontrollojmë e arrestojmë në sekondë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm t...
-
Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli ligjin ushtarak të m...
-
Kearns reagon për sụlmin në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojcicit nga Serbia inkurajon të tjerët
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në ka...
-
Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën terrọriste duke përdorur eksplọziv në kanalin e Ibër-Lepencit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të va...
-
Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të sụbstạncave nạrkotike
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritut aktakuzë kundër të pandehurit E.Ll...
-
Bashota: Unë, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla kemi dhënë dorëheqje pasi kishte hatërmbetje nga komandantët e zonave
Sokol Bashota se në një mbledhje të 12 nëntorit të 1998-ës ai ishte emëruar z...
-
Maliqi: Personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e margjinalizuar në vend
Të gjithë jemi njerëz, të gjithë jemi të barabartë”, është moto e organizatës...
-
Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me SHSKUK-në
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHS...
-
Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Hamza: Aftësia e kufizuar s’duhet të shihet si kufizim, por si aftësi e ndryshme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se aftësia e kufizu...
-
Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit e fitojnë të drejtën që të kthehen në punë brenda tri dite
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ...