Zemërim në Francë nga fitorja e Macron! Makina drejt policisë, qëllohen për vdekje dy vetë

Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 25 April 2022
Policia në Paris hapi zjarr e qëlloi për vdekje dy persona ndërsa një i tretë u plagos, pasi makina në të cilën ndodheshin refuzoi të ndalonte në postbllok të forcave të rendit por i dha gaz drejt efektivëve, në mesin e protestave që përfshin kryeqytetin francez pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron në krye të Elizesë.
E plagosura është një grua, e cila u godit në krah teksa ndodhej në pjesën e pasme të automjetit tip Volkswagen Polo.Në Paris, protestuesit u përleshën me policinë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që i dha 44 vjeçarit Macron mundësinë historinë të lerë gjurmën e tij pasi u bë i pari president në detyrë në 2 dekada që konfirmon pozitën e vet. Por ndërsa premtoi bashkimin, Macron fitoi në një Francë më të përçarë se kurrë, e sa i madh ishte gëzimi i njërës palë për këtë fitore, po aq i thellë ishte dhe zhgënjimi në krahun tjetër.
“Mendimi im? Një zhgënjim shumë i madh. Por Le Pen premtoi se nuk do t`i braktisë francezët, dhe në do të vazhdojmë të luftojmë“, tha aktivist Jérôme Auvray.
“Marine Le Pen arriti një rezultat historik, e gjejmë vendin të jemi forcë kryesore opozitare në Francë në zgjedhjet legjislative dhe ky është objektivi ynë i ardhshëm, që Macron të mos ketë shumicën në Asamblene Kombëtare. Bashkëjetësa më duket e nevojshme për mbijetesën e Francës dhe francezëve“, tha Tristan Szyszka, kandidat i RN në Oise.
Protesta pas fitores së Macron pati edhe në Bretanjë, ku megjithatë nuk mungoi kundërshtia e të rinjve ndaj të gjithë politikanëve në garë.
“Jemi të pakënaqur sepse ky raund i dytë nuk pasqyron dëshirat e të rinjve. Siç e pamë, të rinjtë dolën masivisht në favor të së majtës dhe në veçanti të Jean Luc Mélenchon. Janë më të moshuarit ata që kanë ardhur. për Marine Le Pen, Emmanuel Macron dhe Eric Zemmour. Kjo është diçka që ne nuk e duam si të ardhme. Ne e refuzojmë plotësisht këtë raund të dytë që për ne është një marrëzi dhe një qorrsokak.”, shprehet studenti Thomas Lefeuvre./TCh
Të tjera
-
Rusia dëbon 85 diplomatë nga Franca, Spanja dhe Italia
Rusia bëri të ditur të mërkurën vendimin për të dëbuar 85 diplomatë nga tre v...
-
Deklarohen nga ZRRE-ja, tregojnë a do ta respektojnë vendimin e Apelit për pezullimin e rritjes së tarifave
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Bekim Jashari reagon pasi Specialja i dënoi Gucatin e Haradinajn
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konsideruar të padr...
-
Adriana Matoshi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: E pa tolerueshme
Aktorja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj rastit...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 r...
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...