Zemaj thirrje qeverisë: Fëmijët duhet të kthehen në shkolla

Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 22 September 2022
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur për grevën në arsim.
Zemaj gjatë fjalës së tij tha se edhe ata qytetarë që ua ka dhënë votën partisë në pushtet janë duke i thënë “keq e keni”.
“Krejt Kosova dhe ajo 50 për qindëshi që e ka votu po thotë keq e keni. Në këtë mes dikush me të vërtetë duhet të lëshoj pe. Nuk e di sa është e moralshme të llogaritet e centa kostoja e jetës së mësuesve. Sot në tre mujorin e tretë, BQK shpall në statistikat e saj që janë 800 milionë të lira në thesarin e Kosovës. Le të ma thotë dikush se pse s’paska mundësi qeveria që t’i shtoj edhe katër muaj që ta ndihmoj këtë kategori me gjëra që ishin paralajmëruar vite më parë. Edhe 800 milionë llogariten që të mblidhen në fund të vitit”, u shpreh ai.
Deputeti i LDK-së po ashtu theksoi se problemi i krijuar në vend i ka kaluar të gjitha përmasat e politikave ditore.
“Sot jemi opozitë dhe nesër shumë shpejt do të jemi pozitë. Po thoni po i përkrahni, po unë po them që jo. Nuk ka protestë në Kosovë që dikush nga ju s’ka qenë i pranishëm. Andaj kjo nuk duhet të shihet nga perspektiva opozitare por nga zgjidhja e një problemi, që i ka kaluar të gjitha përmasave e politikave ditore”, tha tutje Zemaj.
Ai po ashtu tha se fëmijët duhet të kthehen në shkolla.
“Shpjegojeni ndaç në aspektin, emocional, ndaç në atë social, fëmijët duhet të kthehen në shkolla. Kisha lut ministre ta zbutni gjuhën, ndihmoni dhe kryeministrin tuaj, mos e qitni n ‘mal duke i thënë që ti je më i forti, më i mençmi”, tha ndër të tjera Zemaj.

Të tjera
-
AVONET: Deputetët nuk do të duhej të kenë asistent personal, sepse nuk e kanë filluar punën
Rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet” ka ngritur shqetësime lidhur me a...
-
Aksidenti ndodhi në orën 05:00, policia u njoftua në orën 13:15- Çka dihet deri më tani për vdekjen e të riut
Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të hetimeve fillestare, Ideal Halabaku,...
-
Sot fillon Java e Krenarisë
Sot do të nisë Java e Krenarisë, e cila do të zgjasë deri më 14 qershor. H...
-
Mbahet sot seanca gjyqësore për rastin `Banjska`
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës...
-
Sot bëhen 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë
Plot katër muaj që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, vendi end...
-
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të shtunën del sot para Gjykatës në Beograd
Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7...
-
Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor
Ekipet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhe...
-
Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuv...
-
Kolona me kilometra në dalje të autostradës së re në Milot (PAMJE)
Një kolonë e gjatë me kilometra u shënua sot në segmentin e daljes së autostr...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth z...
-
Tentativa e 29-të, nesër mblidhen sërish deputetët
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari...
-
Vetëvendosje njofton se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kry...