Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të shtunën del sot para Gjykatës në Beograd

Autori: Gazeta inFokus
07:54 | 09 June 2025
Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. MPJD ka thënë se Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës.
Ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake sot në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.
Spahiu po mbahet aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, në rajonin e Vojvodinës.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, sipas të cilit Spahiu është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.
“Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar. Vetëm pak ditë më parë, një ish-polic tjetër – Aleksandar Vlajiq – e ka pranuar fajësinë se ka punuar për shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh. Me këtë është vërtetuar se BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë”, ka shkruar Koci në Facebook.

Të tjera
-
Tërmet i fuqishëm godet Iranin
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e ka goditur provincën S...
-
Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK’së për kryetar të Junikut
Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmër...
-
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo ko...
-
KEK thotë se s’do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike: S’merremi me deklarata, nesër s’do të importohet energjia 100%
Kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani, gjatë një konference për media ësht...
-
Kryeshefi i KEK-ut: Sot kemi prodhuar 110 MW për orë në ‘A3’– konsumi më i lartë ishte 500 MW/h
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka folur në lidhje me gjendjen ...
-
Arrestohet një person për ‘‘tregti të ndaluar’’, sekuestrohen qindra pako cig*are me banderola të Serbisë
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Prizren ësh...
-
Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto kri*me nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar
Zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare...
-
Tahiri: Kolapsin energjetik e solli VV, energjinë e trajtuan si pronë partiake
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për situatën me energjinë elekt...
-
Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’
Komandanti i KFOR, Enrico Barduani, ka drejtuar sot një ceremoni të Dorëzimit...
-
Paris Guri-Pecit: Sipas logjikës tënde i bie që s’je hajn vetëm ti por edhe familja jote, por jo s’mendoj ashtu
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deputetit Faton Peci, pas një ...
-
Kolapsi energjetik, KEK-u thërret konferencë për media
Korporata Energjetike e Kosovës (KEKO) do të mbajë sot konferencë për media, ...
-
“Kolapsi energjetik” në Kosovë, çfarë pritet të ndodh nga nesër me rrymë?
Një ‘kolaps energjetik’ pritet ta përjetojë vendi nga nesër si rrjedhojë e mu...