Lajme

Nesër fillon Java e Krenarisë në Prishtinë me moton “Asnjë Hap Mbrapa”

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 08 June 2025

Java e Krenarisë në Prishtinë fillon nga nesër më 9 qershor dhe do të zgjasë deri me 14 qershor.

Prishtina Pride, me anë të një njoftimi për media, bën të ditur se hapja zyrtare do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar në ora 18:00.

Më tej shtohet se emri i kësaj jave është “Asnjë Hap Mbrapa”.

-Advertisement-

Sipas njoftimit ky slogan përfaqëson angazhimin për të qëndruar të fortë kundër lëvizjeve lokale e globale që po përpiqen të minojnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dinjitetin themelor të të gjithë individëve pa dallim.

“ Përballë rritjes së urrejtjes, diskriminimit dhe përpjekjeve për të fshirë identitetet tona, ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të fshihemi. Kjo Javë e Krenarisë është një rikujtim se ne, personat LGBTQI+ në Kosovë, kemi bërë rezistencë dhe arritje të mëdha, dhe pavarësisht pengesave që hasim, përparimi ynë nuk do të kthehet mbrapsht”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera