Hykmete Bajrami: Albin Kurti dhe partia e tij janë përfshirë thellë në mafinë e energjetike

Autori: Gazeta inFokus
18:52 | 08 June 2025
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe partinë e tij Lëvizjen Vetëvendosje se janë të përfshirë siç ka thënë ajo në mafinë e energjetike.
Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se institucionet si ZRrE, KOSTT, KEK e të tjera janë të kapura nga familjarë dhe militantë partiakë.
“Si rezultat çdo ditë e më shumë po rritet varësia nga importi, duke i fryrë xhepat e EFT-së së Vuk Hamoviqit dhe GEN-it, kompani kjo që i paguan miliona euro ambasadorit të Albin Kurtit – Martin Berishaj, si dhe kompanive të tjera fiktive si NOA”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i saj:
Mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm dhe flamur kuq e zi.
Albin Kurti dhe partia e tij janë përfshirë thellë në mafinë e energjetike. Institucionet si ZRrE, KOSTT, KEK e të tjera janë të kapura nga familjarë dhe militantë partiakë. Si rezultat çdo ditë e më shumë po rritet varësia nga importi, duke i fryrë xhepat e EFT-së së Vuk Hamoviqit dhe GEN-it, kompani kjo që i paguan miliona euro ambasadorit të Albin Kurtit – Martin Berishaj, si dhe kompanive të tjera fiktive si NOA.
Albin Kurti bart damkën e mbi 2,100 tenderëve njëburimor, përfshirë tenderë që jepen e negociohen në grupe WhatsApp-i. Ai vetë dhe njerëzit e tij janë fotografuar me dilerë të drogës. Ai e ka futur vendin në masa ndëshkuese nga BE-ja, ndërsa përpiqet të mbulojë dështimet e tij me retorikë boshe patriotike për katër komunat veriore, për sigurinë e të cilave garanton KFOR-i.
Përfshirja në mafinë energjetike, në korrupsion dhe lidhjet e tij me njerëz që merren me drogë nuk pastrohen me flamur kuq e zi dhe as me tregime fiktive për veriun.
Krejt e dimë çka ka ndodhur në veri.
Në emër të normalizimit të situatës një ditë, jo larg, atje do të kthehen në punë policët, prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët e administratës që janë dorëhequr. E kur kjo të ndodhë ne ktheheni në kohën kur kryenegociatore ishte Edita Tahiri apo jo? Kjo do të thotë që i ke humbur Kosovës 5 vjet kohë, e ke futur vendin nën sanksione dhe i ke humbur Kosovës gjënë me të çmuar, përkrahjen aleatëve tanë më të rëndësishëm. KY ËSHTË ”REZULTATI” YT NË VERI, ASNJË TJETËR
Edhe një herë po ta them mjaft me nacionalizma e patriotizma të rrejshëm! Ke kapur çdo institucion dhe të gjitha po kundërmojnë nga korrupsioni, sepse po punojnë për interesa të ngushta – për tregtarë të energjisë duke dëmtuar rëndë sektorin privat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.
Për fund, nëse me të vertetë kemi institucione të drejtësisë dhe sigurisë, ata që nesër duhet ta ndalojnë hyrjen në ndërtesën e qeverisë sepse je në shkelje të vazhdushme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për me tepër ti Albin, kabineti yt dhe të gjithë ata që ke përreth duhet të hetoheni deri në detaje për dëmin që i keni bërë vendit duke punuar për interesa të ngushta e përfitime personale.
Një shtet s’duhet t’i dorëzohet një njeriu. Mjaft!

Të tjera
-
Babë e bir shpëtohen në Pogradec, rrezikoheshin të mbyteshin në liqe
Policia e kufitare e Shqipërisë ka ndihmuar dy qytetarë që rrezikoheshin të m...
-
Përfundon takimi diplomatik me Teheranin, Kallas thotë se “palët ranë dakord të diskutojnë çështjet bërthamore”
Takimi mes ministrave të Jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në...
-
Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë
Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë...
-
Tërmet i fuqishëm godet Iranin
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e ka goditur provincën S...
-
Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK’së për kryetar të Junikut
Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmër...
-
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo ko...
-
KEK thotë se s’do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike: S’merremi me deklarata, nesër s’do të importohet energjia 100%
Kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani, gjatë një konference për media ësht...
-
Kryeshefi i KEK-ut: Sot kemi prodhuar 110 MW për orë në ‘A3’– konsumi më i lartë ishte 500 MW/h
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka folur në lidhje me gjendjen ...
-
Arrestohet një person për ‘‘tregti të ndaluar’’, sekuestrohen qindra pako cig*are me banderola të Serbisë
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Prizren ësh...
-
Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto kri*me nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar
Zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare...
-
Tahiri: Kolapsin energjetik e solli VV, energjinë e trajtuan si pronë partiake
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për situatën me energjinë elekt...
-
Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’
Komandanti i KFOR, Enrico Barduani, ka drejtuar sot një ceremoni të Dorëzimit...