Lajme

Zemaj: Pas dorëheqjes së Latifit, a është Kurti ministri i vetëm i Shëndetësisë?

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 07 October 2022

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë e udhëheqjes së pushtetit lokal”.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se dorëheqja e Latifit vjen edhe si pasojë e dy faktorëve shtesë: dështimin e Kurtit si kryeministër dhe dështimin e Kurtit si ministër i Shëndetësisë.

“Pas dorëheqjes së doktor Latifit, a është Kurti ministër i ri i vetëm i Shëndetësisë, apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij? Do të ishte e drejtë që ai të dilte dhe të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje”, ka dkelaruar ndar të tjera ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë e udhëheqjes së pushtetit aktual.

Kanë kaluar 18 muaj nga puna e kësaj Qeverie, ku tre ministra, përfshirë edhe Kurtin, e kanë udhëhequr ministrinë e Shëndetësisë; i pari ka qenë më i dobët se i dyti, ndërsa i treti, pra Kurti, është më i dobët se i dyti dhe i pari.

Dorëheqja e Latifit vjen edhe si pasojë e dy faktorëve shtesë:

-Dështimin e Kurtit si kryeministër

-Dështimin e Kurtit si ministër i Shëndetësisë

Mos të harrojmë se për këta 18 muaj kanë ndodhur një sërë dështimesh dhe padrejtësish ndaj qytetarëve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor:

-Është e padrejtë kur kryesuesja e Bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

-Është e padrejtë mijëra operacione bëhen më pak në kuadër të SHSKUK-së, e shumë më shumë në sektorin privat.

-Është e padrejtë kur qindra qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit, ndërsa pushteti qëndron si spektator.

-Është e padrejtë kur lista e pritjes për të marrë shërbime shëndetësore, në disa raste arrin deri në fundin e vitit 2024.

-Është e padrejtë është mungesa e barnave esenciale, dhe më i padrejtë është fakti se aty është një hije e zezë keqpërdoruese e cila shumë shpejt do të mund të marr formën e një hije të keqe korruptuese.

Padrejtësitë e mëdha të këtij pushteti janë të prezantuara edhe në raportin e aludimit, ku është një mal me shkelje e keqpërdorime.

-Është e dhimbshme për vendin kur vetëm sivjet mbi 170 mjek të rinj dhe mbi 60 mjek me përvojë 20 vjeçare janë larguar nga institucionet publike shëndetësore.

-Edhe më i dhimbshëm bëhet fakti kur në Kosovë janë edhe më shumë se 650 mjek të papunë.

Paradoksale; po rriten ikjet e mjekëve, ndërkohë që rritet edhe numri i mjekëve të papunë.

Për fund kam edhe një pyetje:

Pas dorëheqjes së doktor Latifit, a është Kurti ministër i ri i vetëm i Shëndetësisë, apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij? Do të ishte e drejtë që ai të dilte dhe të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera