Lajme

Zemaj paralajmëron sanksione ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë masat pas votimit të ligjit për pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 14 August 2020

Me 77 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore për parandalimin dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë.

“Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve publike dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, trajtimin, monitorimin dhe sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19”, ka thënë Zemaj, shkruan Gazeta Sinjali.

-Advertisement-

Ai ka paralajmëruar se do të sanksionohen të gjithë qytetarët që nuk i respektojnë masat.

“Gjithashtu, edhe masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj atyre që nuk i respektojnë masat, rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente gjatë periudhës së COVID-19. Ky ligj fuqizon luftën tonë të përbashkët kundër COVID-19, duke rritur fuqinë vepruese të institucioneve tona për të mbrojtur shëndetin publik të popullatës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera