Lajme

Zemaj: LDK po reformohet, shumë shpejt do të ketë ndërrim të pushteteve

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 10 February 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha të premten se partia nga vjen është në reformim dhe organizim të brendshëm dhe se Lëvizja Vetëvendosje është në dijeni që së shpejti do të ketë ndërrim të pushteteve.

Këtë deklarim ai e bëri teksa komentoi videon e fundit të LVV-së, përmes së cilës kritikonte oponentët e LDK-së për qasjen në ekonomi.

“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, titullohet videoja e partisë në pushtet.

-Advertisement-

Sipas këtij subjekti politik, LDK-ja ka tentuar ta shkatërrojë sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

E Zemaj tha se ndërrimi i pushteteve do të bëhet me program më kualitativ dhe ide konkret.

“LDK-ja është duke punuar në organizim të brendshëm dhe reformim. Ata janë në dijeni që shumë shpejtë do të ketë një ndërrim të pushteteve, një ndërrim me më një program kualitativ, me ide konkrete, si ruhet partneriteti”, u shpreh deputeti i LDK-së në RTV Dukagjini.

Zemaj tutje u shpreh se si parti opozitare kanë për obligim që të jenë afër qytetarëve, pasi sipas tij, si opozitë kanë për detyrë që t’i mbajnë të rinjtë e Kosovës këtu dhe të krijojnë një qeveri që përmirëson jetën e tyre.

“Në kemi obligim që të jemi në kontakt me qytetarët. Ky obligim është rritur edhe më shumë nga dëshpërimi që kanë qytetarët e Kosovës, nuk është punë e opozitës vetëm të kritikojë, por edhe t’i mbajë të rinjtë dhe të rejat këtu dhe të krijojë një qeveri më të mirë që e përmirëson jetën e qytetarëve”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera