Lajme

Zemaj: Kosova nuk e ka luksin që të përfaqësohet nga një person që i ka të bllokuara xhirollogaritë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 28 April 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë që Kosova nuk e ka luksin që të përfaqësohet nga një person që i ka të bllokuar xhirollogaritë në shtete fqinje, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj raportohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Zemaj tha se Berishaj në këtë rast nuk e përfaqëson vetëm Qeverinë por gjithë qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

“Nuk e kemi luksin që përfaqësuesit e shtetit tonë të na përfaqësojnë me bllokim të xhirollogarive në shtete fqinje, në transaksione të dyshimta, në konsulenca fiktive edhe të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës. Po ju amnistojnë juve LVV-në. Nuk po themi që është pjesë e juaja. Një njeri që e përfaqëson Kosovën, na përfaqëson gjithëve. Ai nuk e përfaqëson një Qeveri por atje paraqitet si përfaqësues i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera