Zelensky: Ukraina do ta fillojë kundërofensivën pa avionët luftarakë perëndimorë

Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 01 May 2023
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kyivi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi. Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpesh ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.
“Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se të marrim avionë F-16 ose modele të tjera të avionëve luftarakë perëndimorë”, tha ai.
Duke folur me gazetarët skandinavë në Kiev, ai shtoi se disa vende, të cilat kanë avionë luftarakë F-16 dhe lloje të tjera avionëve perëndimorë, janë “të gatshëm të na ndihmojnë”. Zelensky nuk specifikoi se për cilat vende po fliste.
Forcat ajrore ukrainase kanë vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.
Presidenti Zelensky ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kyiv më 20 prill. Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që aleanca ushtarake perëndimore të hapë dyert për anëtarësimin e Ukrainës.
Pasi përballoi ofensivat ruse gjatë dimrit dhe pranverës, të cilat rezultuan në përparime të vogla të trupave ruse në lindje, Ukraina tani shpreson të rimarrë rajonet e pushtuara në jug dhe lindje të vendit në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën. Në një shkrim në platformën Telegram, Alexander Bogomaz, fajësoi Ukrainën për sulmin në fshatin rus.
Ukraina nuk ka marrë thuajse asnjëherë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë apo territoreve që kontrollohen nga Rusia në Ukrainë. Të dyja palët deri më tani kanë mohuar kryerjen e sulmeve ndaj civilëve në thuajse 14 muaj luftime.
Ndërkohë në video-mesazhin e përnatshëm te shtunën në mbrëmje Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi autoritetet ruse se do të mbanin përgjegjësi për sulmet e se premtes në qytetin e Umanit, ku mbetën të vrarë 23 civilë.
Sipas tij, si ata që dhanë urdhërin dhe ata që e ekzekutuan atë janë të gjithë terroristë dhe vrasës dhe do të ndëshkohen./VOA

Të tjera
-
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër – Albin Kurti
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dështimit të 40-të me radhë të seancës pë...
-
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë, qeveria jep 3 milionë euro tender të negociuar
Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet...
-
Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëlla për vëlla
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në Shkup Kryeministrin në detyrë t...
-
Komuna e Prishtinës njofton zgjatjen e dy linjave të reja të autobusëve
Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot për zgjerimin e dy linjave të autobusëve ...
-
36-vjeçari nga Fieri pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: Ndodhi vetëm një herë!
Zamir Meta, një baba mostër i cili u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar sek...
-
Vodhi disa herë në markete të Ferizajt, policia kap 34-vjeçarin
Një 34-vjeçar me inicialet F.Sh është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka...
-
Reagon aktivisti i Lidhjes së Deçanit pasi iu mbulua vajza: Derisa ta mbash shaminë, nuk ke të drejtë të më quash baba
Aktivisti i Lëvizjes për Rikthim, Ahmet Musa, ka publikuar një letër të gjatë...
-
Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara
Dy seanca të planifikuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin nda...
-
“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të aktivizohet serish për zgjidhjen e...
-
Rasti “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj 17 të akuzuarve n...
-
Ferat Shala: Raporti i Auditorit konfirmon kolapsin në “Trepçë” dhe demanton Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar pas publik...
-
Fillon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 1 korrik 2025 ka filluar periudh...