Lajme

Zelensky me mesazh për BE-në: Jepni fund zënkave dhe tregoni unitet

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 30 May 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Evropa duhet të tregojë unitet më të madh.

Ai iu është drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje në një samit të organizuar për luftën në Ukrainë.

“Është koha që ju të mos jeni të ndarë, jo fragment, por të jeni një,” tha ai.

-Advertisement-

Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të ndalojë “grindjet” e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë.

Udhëheqësit e BE-së po takohen në një samit të jashtëzakonshëm në përpjekje për të arritur një marrëveshje për sanksione kundër Rusisë, që do të përfshinte një ndalim të naftës ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera