Lajme

Zbulohet murali kundër femicidit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 19 Shtator 2024

Një grua me kokën lartë, me lule në dorë dhe rreth saj këpucë të kuqe të shpërndara, është murali i punuar nga disa të rinj përmes të cilit përçohet mesazhi për luftim të femicidit dhe garantimit të barazisë gjinore.

Ky mural përmes të cilit janë përkujtuar viktimat e dhunës në baza gjinore u zbulua sot në hapësirat e shkollës të mesme të lartë “Xhevdet Doda”, me rastin e  shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Murali është krijuar nga artistë të rinj të komuniteteve të ndryshme shqiptar, serb, rom, ashkali dhe egjiptian.

-Advertisement-

Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes tema për këtë vit është “Kultivimi i një kulture të paqes”./kp/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy