Lajme

Zbulohen detaje të reja për veturën e vjedhur të Liburn Aliut

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 17 August 2022

Vetura e vjedhur e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është gjetur nga policia shqiptare në Shqipëri, derisa dyshohet se u vjedh në Kosovë në parkingun e ministrisë.

Kështu kanë bërë të ditur  për Gazetën Infokus burime të mirë informuara brenda Policisë së Kosovës të cilët kanë deklaruar po ashtu se dyshohet që brenda veturës janë gjetur dokumente e materiale të procedurave të prokurimit të ministrisë, shef i të cilës është Aliu.

Sipas të njëjtit burim vetura zyrtare është gjetur nga policia në Shqipëri, dhe brenda veturës është konfiskuar edhe diçka e jashtëligjshme çka edhe dyshoohet se ka zgjatur procedurat e kthimit të veturës së ministrit në Kosovë.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka provuar që të kontaktojë edhe me ministrin Aliu që të konfirmojë rastin por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Vetura e të parit të Infrastrukturës po vazhdon të mbahet nga policia e Shqipërisë, derisa po përgatitet një raport i detajuar se si është gjetur vetura nga policia shqiptare dhe çfarë është konfiskuar brenda saj, raport ky që pritet ti dorëzohet policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Liburn Aliut i vidhet vetura zyrtare

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera