Lajme

Zbulohen afatet e Putin-it për pushtimin e këtyre territoreve në Ukrainë

Autori: Ermirë Berisha 13:10 | 31 May 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur që brenda një periudhe të caktuar forcat ruse duhet të pushtojnë rajonin e Luhansk-ut dhe Donetsk, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas televizionit Channel 24 në Ukrainë, afatet për ti pushtuar këto rajone fillojnë nga 1 qershori deri më 1 korrik.

Planet e Kremlin-it, sipas informacionit të marrë, fillimisht parashikojnë kapjen e të gjithë rajonit të Luhansk-ut.

-Advertisement-

Në Donetsk, situata është shumë më e vështirë për forcat ruse, kështu që supozohet se është caktuar koha për kapjen e tij deri më 1 korrik./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera