Ymeri: S’ka afat për marrëveshjen me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 10 December 2022
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se nuk ka konfirmim nga Bashkimi Evropian që marrëveshje finale me Serbinë duhet të arrihet deri në mars të vitit 2023.Ai theksoi se krejt çka ka Kosova është zotimi i BE për intensifikim të dialogut.
Ndërsa, sa i përket bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ai tha se kjo punë është e kryer sepse Serbia po insiston që të zbatohet kjo marrëveshje.
Ymeri shpreson që Qeveria e ka marrë dritën e gjelbër për aplikim në BE.
“Për sa i përket marrëveshjes nuk ka ndonjë afat të caktuar deri në mars edhe pse e ka përmendur Kurti, por nuk është konfirmuar nga BE. Krejt çka kemi është zotim të BE se do të ketë intensifikim të dialogut. Por nuk shihet gjasë që do të përfundojë deri në mars sepse pozicionet e palëve nuk është se janë afruar”.
“Do të kishte me qenë mirë të përfundojë kjo marrëveshje. Për sa i përket bashkësisë së komunave me shumicë serbe mendoj që kjo tashmë është punë e kryer. Problemi është që jemi duke folur për dy modalitete, që po insiston Serbia për Asociacion. Kjo është duke u bërë në koordinim me shtete tjera”.
“Nëse nuk dakordancë prapa perdeve atëherë ky dakordim është kot sepse nuk mund të futemi në proces. Po shpresoj që Qeveria ketë gjë e ka diskutuar dhe ka marrë dritë të gjelbër nga vendet anëtare ta bëjë aplikimin dhe nëse është kështu atëherë është i dobishëm”.Ymeri theksoi se është bërë pabarazie partive tjera që janë duke udhëhequr në komuna sepse komunavë të udhëhequra nga VV-ja iu është ndarë më shumë buxhet.
“Ligji për buxhetin nuk kom mujt me analizuar. Për komunat është bërë një lloj pabarazie sepse më shumë buxhet është për projekte të reja te komunat që qeverisin nga VV dhe është e papranueshme nëse kjo është e vërtetë sepse është e gjithë jo vetëm anëtareve të VV-së”.“Ky buxhet do t’i ketë disa vështirësi e më shumti që do të jetë akomodimi i ligjit për paga dhe rritja e investimeve kapitale që nuk ka ndodhur këtë vit dhe ka shkaktuar dëm të madh ekonomik”.
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...