Lajme

“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 04 February 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro.

Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez, shkruan IndeksOnline.

“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Orebro, Suedi, është tronditës. Shkollat ​​duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkroi Osmani.

-Advertisement-

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një shkollë ne qendër të qytetit, teksa autoritetet po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera