Ekonomi

Ymeri: Të premten në Kuvend mbahet seancë për çmimin e naftës, me kërkesë të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 01 April 2026

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka njoftuar se të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë për të diskutuar rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës.

Ajo ka ftuar qytetarët që kanë ankesa ose kërkesa të dërgojnë mesazhe ose email te ajo, për të pasur mundësinë të diskutojnë situatën.

“Me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të premten do të mbahet seancë parlamentare për çmimet e naftës. Kushdo që ka ankesa për naftën ose kërkesa mund të dërgojë mesazh ose email [email protected],” tha Ymeri.

-Advertisement-

Ajo theksoi se do të diskutohet situata aktuale dhe veprimet që Qeveria po ndërmerr lidhur me çmimet e larta të naftës, duke kërkuar një qeveri që të veprojë në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Do të diskutohet çfarë po bën Qeveria, dhe si përfiton nga kjo gjendje. Do të flasim për një Qeveri të Kosovës dhe për përfaqësimin e duhur të qytetarëve,” shtoi ajo, duke kritikuar qeverisjen aktuale./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy