Sport

Xhavit Kajtazi tregon se kush janë dy ikonat e volejbollit shqiptar në përgjithësi

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 14 July 2020

Doajeni i gazetarisë sportive në Kosovë dhe trajneri i mirënjohur i volejbollit, Xhavit Kajtazi ka folur për volejbollistët më të mirë në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Kajtazi për emisionin “Sporti n’Fokus” ka thënë se Gazmed Husaj dhe Adriatik Kajtazi janë dy ikonat e volejbollit shqiptar në përgjithësi, e kosovarëve në veçanti.

Qeshtë e vërteta janë dy që kanë kaluar nëpër duart e mija, janë Gazmendi dhe Adriatiku, ndërkohë që Adriatiku ka pas me pak fat, Gazmendi ka pas mjaftë fat se pas kalimit në duar të mija qëlloj të luaj edhe në duar më të sigurta evropiane dhe botërore, kështu që pa ngurrim mund të them se Adriatiku dhe Husaj janë dy ikonat e volejbollit shqiptar në përgjithësi e kosovarëve në veçanti. Mund të them se lojtarë të tillë arrijnë një herë në 100 vjet dhe jam shumë krenar që këta dy veçanërisht Gazmendi vazhdon të luaj me mjaftë sukses në arene ndërkombëtare”, deklaroi Xhavit Kajtazi.

-Advertisement-

Më poshtë keni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus“/./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera